Një investim i rëndësishëm vazhdon në njësinë administrative të Ulzës, në Bashkinë e Matit.
Burime pranë kësaj njësie vendore bëjnë me dije se vijon intensivisht puna për Projektin e Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zonat përreth tij.
Ky investim pritet të sjellë një ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në rrethin e Matit dhe më gjërë.
“Ulza, një nga atraksionet më të veçanta të krahinës, do të pasurohet edhe më shumë falë këtij projekti, i cili parashikon krijimin e një zone plazhi dhe shëtitore moderne. Me këto ndërhyrje, Ulza po shndërrohet në një destinacion tërheqës për vizitorë vendas dhe të huaj”, saktësuan zyrtarë të Bashkisë Mat.
