Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Unaza e Madhe, IKMT do kryejë sot demolimin e Urës së Babroit!

09:30 / December 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1734075099 uraebabroit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IKMT bën me dije se sot do të bëhet demolimi i urës së Babroit në Tiranë, e cila do të kryhet me shpërthim të kontrolluar nga ekspertë të xhenios.

IKMT njofton qytetarët se do të ndalohet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në afërsi të urës gjatë procesit të demolimit, ndërkaq do të ketë një rrugë alternative për të gjithë qytetarët që duhet të kalojnë në zonë.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme për të mbikëqyrur punimet dhe për të ndihmuar qytetarët në orientimin e tyre.

Demolimi i Urës së Babroit kryhet për shkak të projektit të Unazës së Madhe dhe ndërtimit të rrugëve kryesore për njësitë numër 4 dhe 8 si dhe zonën 5 Maji.

Njoftimi i IKMT:

Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 3), IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13.12.2024 ora 14:00, demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.

Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftojmë të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë. Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë periudhë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës!

unaza e madhed ura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.