Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni e ftuar në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj, por jo vetëm. Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij. Sara ka zbuluar se unaza me të cilin Bardhi i propozoi live në emision, ishte e zgjedhur nga Bora Zemani. Bora gjithashtu ishte edhe personi që u bëri dhuratën e parë të bebit të tyre.
