Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Unaza e re/ Gjykata e Tiranës vendos masën ‘arrest me burg’ për administratorin e “DH Albania”

16:18 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dh alb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy muaj pas shpërthimit të skandalit të Unazës së Re, me kërkesë të prokurorisë, gjyqtarja Ardian Bera vendosi masën e arrestit në burg për Avdiol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania”. Mbi Dobin rëndojnë 3 akuza: mashtrimi që ka lidhje me skandalin e unazës, falsifikim dokumentash si dhe pastrim parash. Kjo e fundit është referuar më datën 13 dhjetor 2018 nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Por, edhe në masën e sigurisë të kërkuar në gjykatë për Dobin, prokuroria thotë se ka dyshime që 26-vjeçari të ketë kryer një sërë transaksionesh të dyshuara. Skandali i kompanisë “DH Albania” shpërtheu kur mediat publikuan dokumente se kompania kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar dy tendera me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri.

Pas konfirmimit të falsifikimeve nga autoritetet amerikane, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet. Por, ndonëse është thirrur disa herë nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, Avdiol Dobi nuk është paraqitur në organin e akuzës.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ai nuk ka dalë jashtë Shqipërisë, por ende nuk është gjetur nga Policia e Shtetit me gjithë masën e sigurisë që është shpallur në datën 19 janar.

Bashkë me Dobin janë vendosur nën hetim dhe zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor, Operatorit të Transmetimit dhe Ministrisë së Energjisë, për të cilët pritet që së shpejti të ketë veprime konkrete. Gjithashtu, po hetohen edhe kompanitë e tjera të lidhura me të si dhe administratorët e tyre.

Ndërkohë, ditët e fundit, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë shkarkoi si drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro ashtu dhe atë të OST-së, Klodian Gradeci, të dy këta të marrë në pyetje nga prokuroria javën e kaluar së bashku me antarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në të dy tenderat.

Burg dh albania GJYKATA E TIRANES
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.