Klodian Lekoçaj është një nga shqiptarë që i ka hapur më shumë probleme drejtësisë greke.
Edhe pse është në burg, ai arrin të kontrollojë grupin e tij dhe të kërcënojë biznesmenë grek.
Së fundmi dy avokatë kanë rënë në pranga për shkak se dyshohet se përdoreshin si ‘ushtarë’ nga Klodiani.
Për të kërcënuar biznesmenët grek Klodian Lekoçaj përdorte edhe vendlindjen e tij, Shqipërinë duke u bërë presion.
Sipas përgjimeve avokati grek duke cituar fjalët e Klodianit kërcënonte biznesmenët duke u vënë gjoba: Aleksandri kërkoi 2 sepse i duhen dy. Ne kemi kërkuar 5 (milion euro) dhe më beso, unë jam shqiptar dhe kam kërkuar 5.
Në një tjetër përgjim thuhet: “Ne kemi kërkuar 5 ndërkohë që na janë dhënë vetëm 1.7 (milion euro). Ju duhet të shkoni atje dhe të çoni fjalët e mia”, është njëra prej bisedave të përgjuara nga autoritetet greke mes Lekoçajt dhe Lykourezos.”