Një ditë më parë reperi gjerman Zuna foli mbi marrëdhëniet e tij me Loredanën duke thënë se ai është ende beqar, ndërsa Loredana një nënë beqare që duhet të respektohet. Ai foli gjithashtu dhe mbi marrëdhëniet me Mozzik.
Por mesa duket mes Loredanës dhe Mozzik ka plasur keq aq sa reperja në këngën e saj ka shpërthyer me fjalë të rënda.
Loredana ka publikuar këngën e re të titulluar “Angst”, teksti i të cilës është një thumbim për ish bashkëshortin e saj, Mozzik, por dhe mediat që e përfshinë vitin e shkuar në skandale.
“Ju të gjithë mund të vazhdoni të flisni, por jo shumë keq. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në videon time. Nuk kishte asnjë lidhje me reperin në tiparin tim. Ju e bëni jetën time skandal sepse nuk jeni askush…Ata thonë se unë e përdor Hanën vetëm si armë. Dhe bëjnë njëmijë pyetje se ku jam dhe çfarë bëj. Si gjithmonë unë nuk urrej askënd. Kam Zotin në anën time, kundër të gjithëve. Dhe Mozzik, ti je babai i vajzës time, kështu që lëri komentet e tua, relaksohu. Unë kurrë nuk do ta tërhiqja babain e fëmijës sim në një pisllëk, sepse njoh diçka si edukimi dhe respekti”, thuhet në tekstin e këngës së reperes.
Ndërkohë statusin e këngës së publikuar në Instagram ajo i kujton Mozzik se është babai i vajzës së saj dhe duhet të lërë komentet.
“Mozzik ti je babai i vajzës sime, kështu që hiq dorë nga komentet! Nuk do e fusja kurrë babain e fëmijës tim në pislliqe sepse kam diçka të tillë si edukimi dhe respekti”, thotë ajo.
Mjaft i ashpër është reagimi në këngën e saj edhe për mediat, ku përdor një gjuhë të rëndomtë.
““Frika në sytë e tu, po, unë e shoh atë. Çdo hap që bëj, pa gabime. Gjithmonë bëhem një Temë. Një skandal çdo ditë, por më përshtatet mua…Ik qhu gazeta Bild, ik qhu gazeta Blick, dhe 20 minuten gjithashtu… Dhe për të gjithë YouTubers dhe gazetat: Pa mua, ju nuk do të keni fituar pothuajse aq para vitin e kaluar! Por nuk ka problem, unë kam tortën dhe ju jeni të mirëpritur të keni thërrime ”, këndon Loredana.
Duket se kjo nuk ka për të ngelur me kaq!