Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Unë s’jam tradhtar”/ Zv/Drejtori i Burgjeve merr mandatin e deputetit: Do jem opozitar i arsyeshëm

20:07 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lefter Maliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lefter Maliqi është i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranon të ulet ne Kuvend si deputet i ri. Larg vëmendjes se medias, ai dorëzoi të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për marrjen e mandatit.

“Mund të mos e pranoja mandatin, por unë kontratën e kam lidhur me njerëzit e asaj zone dhe kjo nuk është hipokrizi. Basha më ka premtuar se pas Halimit do jesh ti deputet. Rasti i parë që zoti Basha më dhuron mandatin e deputetit, mbajti fjalën. Në 10 gënjeshtra të paktën 1 e mban”, u shpreh ai.

Për listimin në një pozicion jo fitues në 2017, Lefter Maliqi braktisi demokratët për t’u bashkuar me të majtët. Por, në Parlament, Maliqi thotë se do sillet si opozitar i arsyeshëm.

“Në këto momente detyrimisht jam deputet i opozitës, por do mbështes njerëzit të gjithë pa dallim. Votat me të majtët do i bashkoj vetëm për interesat e banorëve në të kundërt nuk do i bashkoj”, tha Lefter Maliqi për TCH.

Kandidati për deputetit thotë se nuk ka pasur kontakte nga socialistet për këtë vendim, ndërsa pohon telefonatat nga demokratët.

“Le të thonë që jam tradhtar. Unë s’jam tradhtar, ata të shohin veten me kë bëjnë koalicion. Që ta dine të gjithë se rri 5 ditë, se rri një muaj, se rri dy vjet mua s’më intereson… Mua më intereson për aq kohë sa rri të ngre zërin për njerëzit”, tha Maliqi.

Para se të marrë mandatin e deputetit, Lefter Maliqi pritet të jape dorëheqjen nga posti i zv/drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. / Top Channel


Drejtori i Burgjeve PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.