Këtë vit, më shumë se 2,500 emigrantë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur gjatë përpjekjeve për të kaluar detin Mesdhe dhe për të mbërritur më pas në Europë.
Kjo shifër është rritur ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku viktima mbetën mbi 1680 emigrantë.
“Mesdheu është kthyer në një varrezë për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Numri tragjik i vdekjeve të fëmijëve që kërkojnë azil dhe siguri në Evropë është rezultat i zgjedhjeve politike dhe një sistemi joadekuat të migrimit”, tha Regina De Dominicis, përgjegjëse për këtë çështje në UNICEF.