Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

UNICEF ngre alarmin: 67 fëmijë palestinezë u vranë gjatë armëpushimit

09:41 / November 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palestine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), të paktën 67 fëmijë palestinezë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires, tha në një konferencë për media në Gjenevë se mes viktimave ishte edhe një vajzë e vogël që u vra nga një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Khan Younis, në jug të Gazës, të enjten, 20 nëntor. Sipas tij, shtatë fëmijë të tjerë u vranë një ditë më parë, 21 nëntor, gjatë një vale sulmesh izraelite në Rripin e Gazës.

“Ky është një armëpushim i rënë dakord. Numri i viktimave është tronditës”, tha Pires. “Këto nuk janë thjesht statistika, çdo fëmijë kishte familje, ëndrra dhe jetë, të cilat u ndërprenë papritur nga dhuna e vazhdueshme.”

UNICEF vlerëson se që nga fillimi i luftës në tetor 2023, 64 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë ose plagosur nga sulmet izraelite.

Organizata “Save the Children” raporton se gjatë vitit 2024, mesatarisht 475 fëmijë palestinezë çdo muaj kanë pësuar dëmtime të përjetshme, përfshirë trauma në tru dhe djegie. Gaza është bërë gjithashtu qyteti me numrin më të madh të fëmijëve të amputuar në historinë moderne”.

Ndërkohë, Izraeli është akuzuar se përdor urinë si armë lufte, duke shkaktuar krizë humanitare dhe vdekje të fëmijëve nga mungesa e ushqimit.

Së fundmi, ushtria izraelite kreu një seri sulmesh ajrore në Gaza pas një incidenti në Khan Younis, ku tha se trupat e saj u qëlluan. Hamas i mohoi këto pretendime, duke e cilësuar sulmin si “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe paralajmëroi se qeveria izraelite dëshiron të “rinisë gjenocidin” në Gaza.

Organizata “Mjekë pa Kufij” raportoi se ekipet e saj trajtuan gra dhe fëmijë me fraktura të rënda dhe plagë nga armët e zjarrit, përfshirë një vajzë 9-vjeçare me plagë në fytyrë. Një pacient nga spitali al-Shifa tregoi se pa të atin dhe tre vëllezërit e tij të mbuluar me gjak pas sulmeve.

Përveç sulmeve, palestinezët përballen edhe me kufizime në furnizimet humanitare, duke përfshirë çadrat për familjet e shpërngulura gjatë dimrit.

Pires thekson se shumë fëmijë “flenë jashtë dhe dridhen nga frika”.

“Realiteti për fëmijët e Gazës është i thjeshtë dhe brutal, nuk ka vend të sigurt për ta dhe bota nuk mund të vazhdojë të normalizojë vuajtjet e tyre”, tha Pires, duke kërkuar që të lejohet më shumë ndihmë humanitare.

“Për qindra mijëra fëmijë që jetojnë mbi rrënojat e shtëpive të tyre, dimri është kërcënim shtesë”, përfundoi ai.

67 femije alarmin palestineze unicef vrane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.