Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Uniforma Ime” në Gjirokastër, Presidenti Duka: Do investojmë shumë për futbollin e fëmijëve

13:19 / January 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uniforma ime duka gjirokaster golemi janar 2023 1 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti madhor i FSHF-së “Uniforma Ime” vijon të zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa impakti që po i jep zhvillimit të futbollit të bazës ka qenë vërtetë impresionues. Ky projekt zbarkoi në Gjirokastër përmes një aktiviteti ku u shpërndanë një pjesë e bazës materiale për fëmijët e disa prej ekipeve të moshave të këtij qyteti.

Në eventin e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër në stadiumin e qytetit ishte i pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kryebashkiaku Flamur Golemi, figura të futbollit gjirokastrit dhe prindër e futbollistë të vegjël.

Duka theksoi se mesazhi që FSHF jep përmes këtij projekti madhor, që do t’i ofrojë falas të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që luajnë me ekipe bazën materiale flas, është shumë i madh se sa thjeshtë uniformat dhe synon të masivizojë akoma më shumë futbollin.

“Projekti ‘Uniforma Ime’ që ka nisur të zbatohet në të gjithë Shqipërinë prezantohet edhe në Gjirokastër. Synimi i projektit nuk është thjeshtë partneriteti me familjet shqiptare për të lehtësuar barrën financiare të tyre, por mesazhi që japim ne për rëndësinë e futbollit. Mesazhi që duhet të japim ne për unitetin me fëmijët për t’i afruar ato me lojën më të bukur në botë, futbollin. Objektivi kryesor i një federate futbolli kudo është që të ketë sa më shumë fëmijë që luajnë futbollin dhe sa më shumë vajza kryesisht. Sepse vajzave të futbollit ne i detyrohemi akoma më shumë”.

duka 1 e1673608333219

armando duka FSHF Uniforma ime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.