Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë nëpërmjet një deklarata publike del në mbrojtje të gazetarit të Fiks Fare, i cili u përball me kërcënimet, fyerjet dhe presionet e zyrtarëve lokal të Pukës. Kryetari i Bashkisë të këtij rrethi dhe drejtori i spitalit bashkiak jo vetëm nuk iu përgjigjën si duhet gazetarit investigativ, por ata u shfaqën larg cdo standarti qytetar.
Reagimi i plotë i UGSH-së:
Sekuencat e
transmetuara nga emisioni “Fiks Fare” per ballafaqimin e reporterit
dhe operatorit me drejtuesin vendor te spitalit publik dhe kryebashkiakut te
Pukes, flasin qarte per nje klime te rrezikshme ne marredheniet komunikuese mes
pushtetit politik, atij Ekzekutiv ne nivel qendror dhe baze dhe gazetareve.
Raste te tilla te shpeshta, te raportuara edhe prane Unionit te Gazetareve
Shqiptare, ka pasur edhe me reportere te emisionit investigativ
“Stop”, Reporteri.al si dhe me shpesh ndaj reportereve lokale dhe
drejtuesve te portaleve. Madje per disa media online, per editore te tyre vetem
gjate tre muajve te fundit kemi mbi 10 raste kercenimesh dhe shantazhimesh si
dhe denoncime e ngritje padish.
Te gjitha keto raste si dhe shtimi numerik i tyre, flasin qarte per nje situate
qe po perkeqesohet dhe rrezikojne lirine e raportimit dhe ate te shprehjes se
lire ne mediat tona.
Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson se kesaj situate i mbivendoset edhe
marredhenia e ligjerimit dhe komunikimit virtual dhe verbal e kryeministrit te
vendit Edi Rama me nje grup mediash dhe ne veçanti analistesh dhe
opinionistesh, perfshi edhe rastin e fundit te polemizimit me shkrim dhe
reagime verbale ndaj Radios “Zeri i Amerikes” dhe drejtorit per
Euroazine, analistin e njohur Elez Biberaj.
Ne keto kushte dhe perballe kesaj gjendjeje, Unioni i Gazetareve Shqiptare
shpreh reagimin e vet, duke u kerkuar autoriteteve politike te vendit, shumices
politike ne qeverisje dhe opozites se vendit jashte Parlamentit te
rikthejne respektin dhe normalitetin e marredhenieve me gazetaret dhe mediat.
Forca dhe energjia raportuese e seicilit gazetar eshte nje detyrim dhe e drejte
ne emer te demokracise dhe sundimit te ligjit ne republiken tone. Misioni i
gazetarit eshte te shumefishoje lirine e vet dhe pergjegjesine dhe te kerkoje
parreshtur transparence dhe pergjegjesi nga politikeberesit, nga qeverisesit
dhe personat me mandate publike si dhe prej institucioneve ligjzbatuese. Sa
here ky mision perballet me refuzime, dhune e kercenime apo shmangie dhe fyerje
publike, institucionet ligjore dhe ato publike duhet te pergatiten se do te
perballen me kembenguljen tone dhe nxitjen drejt kohes qe i nxjerr para
gjykimit administrativ dhe juridik.
Me shume se kurre sot, qeverisesit e çdo niveli duhet te perballen me kerkesat
per transparence dhe ligjzbatim.
Unioni i Gazetareve Shqiptare ben apel per gjithe gazetaret te shumefishojne
kembenguljen dhe vendosmerine per kurajo raportuese, per rritje te
pergjegjesise profesionale dhe per ikje nga politizimet dhe shumefishim te
besnikerise ndaj fakteve.
Unioni i Gazetareve Shqiptare, ju fton diten e merkure, ne oren 11.00 ne Konferencen per shtyp te publikimit te raportit periodik rreth gjendjes dhe situates se gazetareve ne vend si dhe problemeve serioze me te cilat perballen aktualisht mediat kombetare dhe ato vendore ne gjithe hapesiren e vendit.