Universiteti “Fan Noli” në Korçë nuk do të bashkohet me atë të Tiranës, por do të mbetet autonom dhe do të përfshihet në një reformë të thellë profilizimi e ndërkombëtarizimi.
Vendimin e bëri të ditur ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi, pas takimit të kësaj të shtune me trupën akademike dhe drejtuesit e universitetit, ndërsa theksoi se kjo politikë do të ndiqet edhe për universitetet e tjera.
Rektori i Universitetit të Korçës, Dhimitër Bello, e konsideroi alternativ propozimin e senatit akademik për bashkimin me Universitetin e Tiranës.
Ministrja Kushi përsëriti thirrjen që maturantët të konsiderojnë degët e shpallura me prioritet kombëtar, duke nënvizuar ndihmën ekonomike prej një page minimale që do të përfitojnë përgjatë të gjitha viteve të studimit, pavarësisht mesatares.