Një festival i ri i muzikës do të nisë këtë vit duke shërbyer si një risi për të tërhequr më shumë turistë drejt natyrës së bukur shqiptare, plazheve mahnitëse dhe monumenteve të kulturës.
Do të quhet UNUM, një festival i muzikës elektronike që do të zhvillohet në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit, pjesë e Rivierës shqiptare, që konsiderohet si “pamja e fundit e paprekut në Europë”. Aktiviteti do të mbahet nga datat 31 maj deri në 2 qershor të këitj viti.
“UNUM në latinisht do të thotë ‘Një’, jo një si numër apo matje, jo një si njëjës, por Një si një e tërë”,shkruan ATSH. Është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe.
Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur nga e gjithë bota si Craig Richards, Ricardo Villalobos, Luciano, Neverdogs, Cesar Merveille, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta etj. Festivali UNUM organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të Shqipërisë.