Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ura e Bilçës, Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit

15:28 / October 17, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
463459818 1099024578259869 5850541698570727237 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon puna për ndërtimin e urës së Bilçës në Berat, ku pas vendosjes së trarëve fillon puna për mbistrukturën e urës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna për ndërtimin e kësaj ure, ku nënvizon edhe se është një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar.

”Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve, që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar”, shkruan Rama.

Kjo urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër zgjeron paketën turistike të Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit. Ura do të jetë me gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

Ndërtimi i urës është projekti i bashkisë Berat dhe po realizohet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.

Edi Rama Ura e Bilçës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.