Mahnit me pamjen e saj Ura e Re e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbërit.
Ajo po ndërtohet mbi lumin Mat, teksa bashkon fshatin Fshat me Planin e Bardhë, në Bashkinë e Klosit.
Është vetëm pak metra larg urës shumëvjeçare të Vashës, e cila ka përmasa të vogla, por ka shërbyer për lëvizjen e karvaneve në Rrugën e Vjetër të Arbërit.
Punimet për ndërtimin e urës gjigande po përparojnë me shpejtësi dhe firma zbatuese e projektit ka premtuar se këtë vjeshtë do ti lidhë dy brigjet e Matit me urën e re.
Ura veç funksionit për kalimin e mjeteve të të gjitha llojeve mahnit me pamjen e saj panoramike. /tirananews.al/