E kujt nuk i ka bere pershtypje kjo ure aq e bukur ndertuar mbi lumin Mat, e quajtur Ura e Zogut. Eshte inaguruar me 26.5.1927, projektuar nga ing. zviceran atehere ne moshe 30 vjecare Erwin Schnitter. Me pare, ne vitin 1925, u be dhe projekti i pare nga ing. Gjerman Back, duke marre si pike ndertimi fushen e gjere. Rryma e Janarit ne 1926 tregoi egersine e kesaj rryme). Eshte e ndertuar me 6 (gjashte) harqe, gjithsecila nga 54 m. e gjate.
MUSA JUKA
E ndertuar me cimento dhe hekur ne nje sistem nga me modernit
per ndertime urash (per ate kohe), edhe sot e kesaj kohe, nuk e ka humbur
bukurine dhe vleren.
Sipas gazetes “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naci – (Tirane, e Marte
24/5/1927), ne inagurimin e saj muaren pjese deputete, senatore si dhe
autoritete te Shkodres e Lezhes. Eshte – (po sipas gazetes ne fjale), nje
inagurim solemn i me te pares veper te madhe per dobi publike qe Ministrija e
P. Botore (nen drejtimin e te palodhurit Minister Musa Juka), kreu me
iniciativen e vet plot energji….“Sa per punimin artistik te kesaj ure, e per
hijeshine e saj nuk mund te zhvillohet si duhet nji pershkrim, e vetem kush ka
rastin me e pa, mbetet i impresionuem per nji veper te artit kolosal.….
Sipermarrja e kesaj nga Ing. Mazorana &Co. e perfaqesume prej ingjinierit
te vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me nji zell e zotsi te cqueme mbrenda nji
vjeti punimi e kreu pikrisht ne baze te kontrates, tue fitue ne ket menyre
admirimin e simpatin e gjith atyne qi kane pase rasin ket shoqni ndertimi ne
pune e siper” Cirilo Kasana.
Kjo gazete e ruajtur nga Ing. ne fjale i eshte derguar Familjes Juka dhe me
disa shenime (kujtime), qe mendoj se kane vlera te jashtzakoneshme, ndaj po i
riprodhoj sipas orgjinalit.
KUJTIMET E MIA PERSONALE TE VITEVE 1925-1928, MBI MUSA JUKEN MINISTER I PUNEVE BOTORE TE SHQIPNISE.
Gjate vjetit 1924, ne Shqipni, ishte tue u organizue nji
grup personalitetesh me vullnet te forte dhe te pajisun me nji mendje te
vendosun mbi mbekambjen e vendit te tyne i cili posa kish fitue pavaresine dhe
lirine e tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e perfaqesoi kete grup si kryetar.
Zotni Musa Juka u emnue Minister i Puneve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi
vullneti jashtezakonisht te madh e me pamje te kjarte mbi nevojat qe u
paraqiteshin me urgjence per vendin e tij. Pamjet e tija ishin jo vetem te
ushqyeme nga nji intelligence e rralle por gjithashtu nga nji idealizem i
fuqishem dhe besim te patundun ne te ardhmen e atdheut te tij.
Qellimi i tij per me nxjerre Shqipnine – te mbushun me plage- nga shkaterrimet
e tmerrshme te luftes, nga kaosi e inercija qe erdhi pas, dhe me i dhane nji
fryme guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste te kishte nji fuqi jashtezakonisht
te madhe tue kene se cdo gja do t’u fillonte nga asgjaja. Une, si inxhinjer i
ri sviceran, tue pase krye shkollen Politeknike te Zurich-ut e tue pase marre
pjese ne ndertimin e disa urave e digave ne vendin t’em, pata fatin me ndjeke –
gjate disa vjetesh – fillimin e ketyne realizimeve te Ministrit te Puneve
Botore Zotni Musa Juka.
ING. ERWIN SCHNITTER
Nji nga projektet e pare me randesi qe u donte te
realizohesh ishte rindertimi i rruges kombetare qe te conte, prej Durresit dhe
Tiranes ne Shkoder, qyteti ma i randesishem i Shqipnise se Veriut. Gjate luftes
se pare botnore ushtrija italiane kishte ndertue nji rruge ushtarake Durres –
Tirane, me nji dege nga Veriu, ku u gjindete fronti qe ishte organizue kunder
ushtrise austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndertue nji rruge
ushtarake qe kalonte Lezhen dhe qe u lypste qe te vazhdonte pertej lumit Mat, lum
i fuqishem me rryme te forte e te vrulleshme. Austriaket zgjodhen si vend
ndertimi, piken ne te cilen ky lum pershkonte malin e fundit per me hy ne
fushen e gjane qe shtrihet deri ne Mesdhe dhe aty ndertuen nji ure 500 metra te
gjate me kembe celiku te ngulura ne nji thellesi te madhe. Rruga u vazhdue kah
jugu deri ne frontin kunder ushtrise italiane.
Kur ushtrija austriake u terhoq ne 1918, Austriaket e shkatrruen gjith ket
veper te mrekullueshme.
Mbas luftes, njerzit qe banojshin ne at krahine instaluan si mjet te perkohshem
nji trap, tue perdore kabllot e landet e perdorshme qe kishin lane Austriaket.
Ndertimi i nji ure mbi Matin qe te sherbente per rrugen kryesore kombetare prej
Jugu ne Veri te vendit nja 60 /km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat
teknike nder ma urgjentet.
Ne hir te energjise te palodhun te Ministrit te Puneve Botore, Zotni Musa Juka,
ne vjetet 1926 e 1927 u realizue nji ure me beton arme, 500/m e gjate kambet e
se ciles jane te nguluna ne nji thellesi shume te madhe. Ne Janar 1926-gjate
ketyne punimeve – rryma e Matit u versul me nji vershim 1200/m3 per sekonde.
Ne Jug te Shqipnise – ne Portin e randesishem te Vlones – u ndertue, ne vjetet
1925-1926, nji mol me beton arme, per me ngarkue dhe me zbarkue vaporet.
Ne Portin e Durresit u ndertue nji magazine mallnash ne vjetin 1927 dhe mbas
kesaj u ndertue Banka Kombetare.
Studimi per nji port te randesishem ne Durres u ndoq me interesimin ma te madh,
me qellim me i hape vendin nji zhvillimi aktif dhe te mbare. Ne pranveren e
vjetit 1928, punimet e ndertimet te ketij porti u ndermoren me te gjithe
energjine e duhun. (Keto kujtime jane shkruajtur Frengjisht, e jane perkthye
prej saj nga Prof. Fiqret Juka; une i qendrova besnik gjuhes se perdorur).
Lexojme ne letren (19/6/1970) qe dergon per Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe
Prof. Lume, Z. Erwin, keto rreshta “Ju falnderoj qe do t’i pranoni kto
informata qe po ju dergoj, prej nji te kalumes se larget e cila per mue asht
shum e cmueshme…
Mbajme gjithmone kujtimet ma te mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”
Kemi nder duar nje shkrim te kendshem nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof.
S.S. Juka, qe rastesia e ka sjelle te njihet e bisedoje me kete Ing. te shquar.
N’Egjipt kena kalue disa vjete; ma te amblat ne mergim. Egjiptianet na duen
shum ne Shqiptaret sidomos edhe prej te mirave qe i ka ba popullit Egjiptian
mbreti Mohamed Ali, i cili ka kene shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerez me
kombesi te ndryshme. Kishte edhe nji koloni te madhe svicerane. Aty u njofta me
Louise e Renxo Alleman, Svicerane te lindun n’Egjipt.Mbas ramjes se Monarkise
Egjipiane ata – si shume te tjere – u larguen dhe u vendosen ne Zurich ku
kishin prindet e tyne. Miqesine t’one e mbajtme me korrespodence. Ne 1955
ndrroi jete babai i jem i dashtun Musa Juka. Dy vjet ma von shkova prane
vellazenve ne Neë York. Nana vazhdoi te banoje n’Aleksandri bashke me motren
Lume.Louisa me te shoqin insistojshin qe te shkojsha me kalue disa dite ne
shtepine e tyne. M’u mbush mendja ne 1961. Sa gezim kur u takuem mbas sa vjetesh!…
Na u duk sikur t’ishim nda nji dite ma pare. Miqsija e vertete asht e shejte.
Per nder t’em , ata dhane nji dreke ku ftuene miq te tyne te shumte.(Qe te
takoheshin me nji shqiptare, profesore te letersise franceze,
piktore,shkencetare, studjuese, arkeologe, etj. – shenimi im E.D.) Shtepija e
Louises ishte jo vetem e madhe e me nji pamje te mrekullueshme mbi liqenin e
Zurich-ut por posacerisht e kandeshme e orgjinale.”Ket shtepi e ka ndertue Lux
Guyer e para grua arkitekte ne Svicer, e moter e nji zonje qe banon ktu prane
Rosie Schnitter, autore, e martume me Erëin Schnitter inxhinjer me fame
nderkombetare” me tha Louisa. Nji zonje e hijshme po vjen kah un. Me ngrohtesi
me shterngon doren tue me thane: ”Jam Rosie Schnitter, bashke me burrin t’em
kena kalue tri vjet ne Shqipni e njana vajze me ka le atje. Kena kujtimet ma te
mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botore i atehershem. Im
shoq i cili ka ba shume punime , ne vende te ndryshme thote: ”Nuk kam njofte
njeri ma te afte, ma te perkushtueme te ndershem se ket minister.
Dr. S.S.JUKA
Insistonte qe t’u perdorshin materialet ma te mirat por dhe
qe shpenzimet te ishin sa ma te vogla. Cdo dite, heret ne mengjez , perpara, se
te shkone ne zyre, vinte me kqyre punimet por sidomos edhe me fole e bisedue me
puntoret. U kujdeste per ta, dishironte me dijte problemet e tyne personale per
me i ndihmue. Ishte modest, human , me vlere e zemer te madhe”. Nderkaq erdh
edhe Zotni Erwin Schnitter. Perseriti , pak a shume cka me kishte thane e
shoqja. Foli me respekt e admirim per ket Minister te Puneve Botore , mandej
shtoi:
”Ne jeten t’eme nuk kam njofte njeri ma te perkushtuem. Ka kene per mue nji
inspirim i vertete me njofte dhe me bashkepunue me nji njeri si ai. Ket fakt e
konsideroj si nji dhurate nga Zoti. Emnin e ka pase : Musa Juka. A e njifni?”
Thellesisht e emocionume i thashe: ”Jam vajza e tij”. Me lote ne sy, u
perqafuem te tre. Mbasi u qetesuem nji fije, biseduam gjate, mandej me tha se
ishte ndertuesi i Ures Matit dhe disa punimeve te tjera. Kishin banue ne
Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Me ftuen menjihere ne shtepine e tyne ndeja
disa dite. Ishin jo vetem jashtezakonisht te kulturueme por te sjellshem, te
thjeshte e mikprites si jena ne Shqiptaret. Nga ajo kohe, d.m.th. Prej vjetit
1961 filloi nji miqesi e ambel ndermjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa
qene ne ket bote. Erëin Schnitter nderroi jete ne 1980 dhe e shoqja me
1982………Si e shpreha ma siper, Erëin Schnitter me ka pas thane se Ura e Matit ka
kene ndertue prej tij, si inxhinjer i nji firme italiane triestine.
Austriaket paten ndertue nji ure gati 500/m te gjate aty ku lumi- mbasi kalon
vargun e fundit te maleve – hyn ne fushen e gjane qe shtrihet deri n’Adriatik.
Kjo ishte nji ure e forte por mjerisht Austriaket e shkaterruen krejtesisht,
kur u terhoqen ne 1918. Me landen qe mbeten nga ura, banoret ndertuen nji trap.
Gjithashtu po sipas Zonjes Dr. Safete S. Juka, kemi dhe keto te dhena per Ing.
Erwin Schnitter: I diplomuar prej shkolles Politeknike te Zurich -ut si
inxhinjer gjeometer, ka drejtuar punime te rendesishme jo vetem ne Sëicer, por
dhe ne shume vende te botes. Disa prej ndertimeve te tija qe meritojne te
permenden posacerisht jane dy tunele nen uje, njeri ne Holande e tjetri ne
Irlande; porti i Dunkerqne-ut ne France;qendra hydraulike e battage (dam) ne
Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, France etj. Ai ka bere pjese ne
ndertimin e metropolitan-it (sabëay) te Torontos e ka lene gjithashtu plane per
ndertimin e nji sistemi metropolitan per qytetin e Zurich-ut. Punimet e tija te
medha e te rendesishme e kane bere te njohtun jo vetem ne Svicer, por ne boten
nderkombetare.Ne anen tjeter, si shkruan ne nje reviste Sviceriane Fritz Marti,
bota ka humbe ne Erwin Schnitter – in jo vetem nje inxhinjer te shquar, por dhe
nje personalitet me vlefte njerezore shume te madhe.
Përgatiti: Eduard M. DILO