Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ura më e gjatë në botë, për 100 ditë 4.2 milion vizitorë

11:23 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
URA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ura Yangsigang fiton emrin si ura më e gjatë në botë që lidh Hong Kong-Zhuhai-Macau.

Ajo u hap zyrtarisht në 24 tetor 2018, pas 9 viteve punime intensive duke hyrë në histori si ura më e gjatë në botë në det. Ura Yangsigang u projektua nga inxhinieri Gao Xinglin.

Sipas të dhënave zyrtare për 100 ditë, 4.2 milionë vetë kanë prerë biletën për të kaluar mbi këtë urë, bashkë me makinat e tyre.

Zëdhënësja e stacionit të inspektimit të kufijve të Zhuhait, Shi Yangchun thotë se numri i tyre të rritet edhe më shumë gjatë ditëve të festivalit të pranverës. “Pritet që numri i pasagjerëve ditorë të arrijë deri në 59 mijë udhëtime. Janë kryesisht banorë që zhvendosen nga Hong Kongu në Makao, përgjatë pushimeve të festivalit të pranverës.” ka njoftuar Yangchun.

Hapja e urës nuk ka lehtësuar vetëm udhëtimin por ka bërë më të lehtë dhe më të shpejtë edhe tregtinë. Kryesisht ate të ushqimeve

.

Lin është drejtuesi i një kamioni në Hong Kong i cili punon duke shpërndarë në anën tjetër ushqime dhe veshje. “Nisemi në orën 9 dhe në orën 11 jemi në anën tjetër. Na është lehtësuar vërtet shumë puna”.

Ura ka gjashtë korsi në kuvertën e sipërme, gjashtë korsi në kuvertë të ulët, si dhe një korsi bicikletash dhe një shteg këmbësorësh në të dyja anët, njofton Agjencia e lajmeve Xinhua.

Përfshirë edhe rrugët anësore, kjo urë është 55 km e gjatë dhe ka kushtuar plot 20 miliardë dollarë. Sipas zyrtarëve që administrojnë mirëmbajtjen e urës, deri më tani automjetet, kanë kaluar pa asnjë vizë. Por politikat e reja do të prezantohen në fund të muajit shkurt.

maxresdefault 2

ME E GJATE Ne botë ura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplaset mjeti me furgonin pranë urës së Milotit, mbeten 4 të plagosur

17:19 / January 18, 2026

Kritike situata në Urën e Mifolit, niveli i ujit arrin në 7.2 m, ja cilët janë fshatrat më të rrezikuara

10:52 / January 7, 2026

VIDEO/ Kryebashkiaku Disha: Nisin punimet për urën e dëmtuar nga reshjet e shiut në fshatin Xhyrë

19:54 / December 23, 2025

Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit në Klos nipi i Nehat Kullës

08:48 / December 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.