Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ura Velipojë-Ulqin dhe Open Ballkan!

21:26 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ura ulqin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alban Daci

Ramën, e kemi kundërshtar, por kam një përshtypje, se ai ka në mendje një ide gjeniale në lidhje me Shqiptarët në Rajon, e kjo  nuk ka të bëj më Open Ballkan, por mendoj se Rama po kërkon që Ballkani të bëhet “Open” për shqiptarët! Do të isha naivë, nëse do e konsideroja përpjekjen e Ramës si tradhti kombëtare! Një Kryeministër nuk ka asnjë arsye politike apo jo që të jetë tradhtar, kur i ka të gjitha mundësitë që faktorin shqiptar ta faktorizojë e kështu forcon e faktorizon edhe veten! Shqiptarët, nuk mund të mbyllen në mënyrë kategorike mes veti, por as me popujt e tjerë të Ballkanit!

Në këtë vallzim Rajonal, fiton vendin e parë në konkursin e valsit të diplomacisë ai që kërcen me bukur dhe që është më krijues! Rama, bashkë me drejtuesit e tjerë shqiptarë në Mal të Zi, Maqedoni e pse jo në Kosovë i kanë të gjitha mundësit që të fitojnë në këtë konkurs të diplomacie rajonale! Juria ndërkombëtare vazhdon të jetë në favorin  e shqiptarëve! Abazovic, ka bërë një lëvizje shumë të mirë me praninë e tij në Open Ballkan, sepse i afron me shume shqiptarët e Malit të Zi me shqiptarët e tjerë në Rajon! Ura e re që do të bëhet Velipojë-Ulqin, përveç se ka simbolikën e ndërtimit të urave mes popujve në Ballkan, ka një simbolikë të jashtëzakonshme mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, mes dy popujve, por edhe mes shqiptarëve! Kjo vepër do të ishte një nga më madhështoret në Ballkan dhe do të thyente barrierat historike e ato të natyrës mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, por do të ishte dhe një model, për të dëshmuar se kufijtë janë barriera të shkuarës dhe Ballkani është shumë i vogël për t’u ndarë me kufij!

Po ashtu, kjo urë e forcon akoma edhe më shumë frymën që ka vetë BE për të afruar popujt, për të intensifikuar shkëmbimet tregtare e njerëzore! Nëse, kjo urë do të bëhet, e në fakt nuk ka asnjë pengesë që të mos bëhet, atëherë, Shqipëria do të bëhet de jure zemra e Ballkanit e po ashtu portet e Shqipërisë do të ishin në kategorinë e parë të porteve të Mesdheut për nga intensitetit i mallrave dhe i udhëtarëve! Me këtë urë Lezha, Velipojë, Shkodra, Shëngjini do të jenë ekselenca e turizmit në Ballkan!

alban daci ballkan ulqin ura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.