Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në takimin me strukturat e drejtorisë së Tiranës mbi ngjarjet e fundit kriminale dhe analizën mbi atë që është bërë deri tani ka dhe ka dhënë një urdhër.
Ai u kërkon efektivëve të heqin telefonat para se të marrin shërbimin. Kjo për të shmangur informacionet dhe dekonspirimin.
Ky urdhër ka të bëjë më shumë me disa struktura të policisë, dhe konkretisht ata që janë në terren. Komunikimi i tyre do të bëhet vetëm me radion e policisë.