Në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese.
Bëhet me dije se dorëheqjen e kanë paraqitur administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.
Sipas kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, për të gjithë këta administratorë do të vijojë të shqyrtohet performanca ndërsa do të vijojnë të kryejnë detyrat funksionale deri në vendimin përfundimtar.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
