Këngëtarja e njohur Big Mama ka festuar 36 vjetorin e lindjes në Tiranë. Ajo ka zgjedhur që të organizojë festë në një lokal të kryeqytetit duke mbledhur miqtë dhe ish banorët në Big Brother VIP.
Megjithatë duket se Big Mama nuk i ka ftuar të gjithë pasi në festë mungojnë shumë ish banorë. Një prej dhuratave më të mëdha që ka marrë këngëtarja për këtë ditëlindje është një makinë ndërsa Einxhel i ka komentuar se ‘meriton një avion’.
Emri i vërtetë i Big Mamës është Besjana Kasami, ndërsa në moshën 7 vjeçare ka filluar të këndojë në klubin muzikor “Klubi i fëmijëve të lumtur”. Më pas ka vijuar shkollën fillore dhe të mesme të muzikës në Tetovë dhe në të njëjtën kohë ka qenë aktive nëpër festivale të fëmijëve, ku do të përmendim festivalin “Bletëzat” 97 pastaj festivalin “Bilbilat këndojnë” e shumë të tjerë.
Më vonë, në vitin 2001 ishte debutiese në festivalin “Nota Fest” dhe për 3 vjet radhazi mori pjesë në këtë festival derisa fitoi vendin e parë.