Babai i vëllezërve futbollist, Granit dhe Taulant Xhaka ka sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i të bijve.
Mjaft i ndjerë mesazhi i Granitit në Instagram ku përkrah fotos me të atin ka shkruar fjalë zemre që të përlotin.
“Të shoh dhe e kuptoj që po plakesh, sja ke idenë se sa e vuaj këtë gjë”, shkruan Graniti duke vijuar se do të jepte gjithçka ta shihte njësoj, me atë buzëqeshje që e bën njeriun më të lumtur në botë.
“I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi im”, shkruan Granit Xhaka.
Dhe ne i urojmë ditëlindjen babait të Xhakajve, dhe lum ai për djemtë që ka.