Pas vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, destinacionin e radhës kishte Malin e Zi.
Ursula von der Leyen ka theksuar se është pritur nga presidenti malazez, Jakov Milatoviç, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.
“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”. “Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Ursula von der Leyen.