Vera, është padyshim sezoni i preferuar për të gjithë familjen. Në të njëjtën kohë, vera u mundëson të rinjve dhe të rriturve relaks, argëtim duke shijuar diellin dhe detin, por edhe një fizik aktivë pasi notojnë dhe luajnë lojëra të ndryshme brenda ose jashtë ujit.
Megjithatë, qëndrimi me orë të gjata në plazh duhet të shoqërohet nga dieta e duhur ushqimore. Është e rëndësishme të sigurohen që të dy, si fëmijët ashtu dhe prindërit të marrin energjinë e nevojshme përmes ushqimeve të shëndetshme, duke shmangur zgjedhjet “jo të shëndetshme” si zgjidhje më të lehtë dhe të shpejtë në plazhe.
Nje listë në e berë për CNN nga nutricistja, Lisa Drayer,ajo tregon ushqimet që është më së miri të konsumohen në plazh
- Shalaqiri dhe sallatat me djathë janë ato që preferohen së pari.
- Gjitashtu bajamet dhe frutat si bananja thuhet se janë të shëndetshme .
- Portokalli gjithashtu preferohet gjatë këtyre ditëve të nxehta të pushimeve.
Nutricistja Dryer në fund këshillon që të ulet sasia e përdorimit të alkoolit pasi që ai mund të u dehidratoj juve.