Veshkat bëjnë një punë të vështirë. Filtrimi dhe nxjerrja e mbeturinave në qarkullimin e gjakut është vetëm fillimi. Ato, gjithashtu ruajnë edhe ekuilibrin e përgjithshëm të lëngjeve të trupit, si dhe lirimin e hormoneve që bëjnë qelizat e kuqe të gjakut. Po ashtu, veshkat sigurojnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë presionin e gjakut.
Ne mund t’i ruajmë veshkat duke konsumuar ushqime të shëndetshme duke luftuar kancerin, gurët, sëmundjet policistike si edhe probleme të tjera.
Disa mendojnë se veshkat nuk mund të ndihmohen, pasi ato janë të dizajnuara për të trajtuar toksina, pra të kryejnë punë të vështira. Megjithatë, nuk duhet harruar se çdo organ mund të mbingarkohet dhe të pësojë dëmtime.
Ju mund të habiteni kur mësoni se sa ushqime mund të dëmtojnë veshkat, madje edhe ato në dukje të shëndetshme.
Sigurohuni që nuk jeni duke i mbingarkuar veshkat me një nga 7 ushqimet e mëposhtme!
Ëmbëltuesit artificialë
Nëse përdorni ëmbëltuesit artificiale në një përpjekje për të reduktuar konsumin e sheqerit, realisht nuk jeni duke i bërë mirë trupit tuaj. Ndërkohë që mendimet janë të përziera në sigurinë e përgjithshme të këtyre zëvendësuesve të sheqerit, ne e dimë se vetëm dy soda diete në ditë do të shkaktojnë një rënie të funksionit të veshkave.
Disa studime kanë arritur në përfundimin se njerëzit që përdorin ëmbëlsues artificialë në pijet e tyre në fakt nuk marrin më pak sheqer në përgjithësi, por nëse ende dëshironi të përdorni një zëvendësues të sheqerit, stevia është opsioni juaj më i mirë.
Stevia është një ekstrakt natyral bimor që është përdorur në Amerikën e Jugut për qindra vjet dhe ende nuk ka një raportim për efekt negativ të saj.
Mishi
Mishi përmban një sasi të konsiderueshme proteinash. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për proceset e rritjes dhe shëndetin e muskujve tanë, por metabolizimi është një nga punët më të vështira që bëjnë veshkat.
Një dietë e lartë në proteina me bazë shtazore gjithashtu rrit rrezikun për gurët në veshka. Për këto arsye, një dietë plot me proteina nuk rekomandohet për njerëzit me sëmundje të veshkave.
Mishi, sidomos mishi i organeve si mëlçia, gjithashtu ka një përqendrim të lartë purine. Purina stimulon prodhimin e acidit urik, një produkt i mbeturinave që normalisht përpunohet nga veshkat, që kur është në sasi të mëdha mund të shkaktojë gurë në këto organe.
Kripa
Natriumi punon në kombinim me kalium për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në trupin tonë, gjë që është thelbësore për funksionimin e duhur të veshkave. Por shumica prej nesh marrin shumë natrium nga dietat ushqimore. Edhe produktet e përpunuara përmbajnë më shumë kripë se sa mendoni.
Shumë natrium i bën veshkat të mbajnë shumë ujë për të holluar kripën në qarkullimin e gjakut, gjë që vë një barrë të panevojshme mbi to.
Një konsumim afatgjatë i kripës ngre presionin e gjakut dhe në fakt mund të dëmtojë nefronet e veshkave, strukturat mikroskopike që filtrojnë mbeturinat. Konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta në mënyrë që të kontrolloni nivelin e kripës.
Bulmeti
Produktet e qumështit, duke përfshirë qumështin, djathin dhe kosin, janë të ngarkuar me kalcium dhe rrisin nivelin e kalciumit në urinën tuaj. Kjo ka qenë e lidhur me një rrezik më të lartë të gurëve të veshkave.
Për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të veshkave, është gjetur reduktimi i konsumit të qumështit për të bërë punën filtruese të veshkave më të lehtë. Kjo mund të vonojë nevojën për dializë.
Gjalpi është një produkt i qumështit i lartë në yndyrë të ngopur, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për fat të keq, sëmundjet e zemrës janë një faktor i madh rreziku për sëmundjen e veshkave dhe sëmundjet e veshkave paraqesin rreziqe të ngjashme për zemrën.
Konsumoni vaj ullirit, apo vajra bimorë të aromatizuar për të zvogëluar “fiksimin” tuaj për gjalpin.
Kafeina
Kjo është për ata që e kalojnë mëngjesin me një filxhan kafe ose çaj dhe shkojnë në punë. Soda dhe pije energjie janë po aq të rrezikshme nëse keni probleme me veshkat tuaja. Studimet tregojnë se konsumi afatgjatë i kafeinës mund të shkaktojë sëmundjen kronike të veshkave dhe mund të rrisë rrezikun e gurëve në to.
Kafeina është diuretik i butë, i cili ndikon në aftësinë e veshkave për të absorbuar ujin. Në sasi të arsyeshme, kjo nuk i detyron veshkat të mbajnë ujë me tepri për të bërë punën e tyre, por më tepër mund të shkaktojë probleme.
Kafeina gjithashtu stimulon rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë rrit presionin e gjakut. Përsëri, kjo nuk përbën problem nëse keni presion normal të gjakut, por kujdes nëse presioni juaj i gjakut është i lartë.
Avokado
Kjo perime e butë dhe e shijshme jeshile jemi mësuar të dëgjojmë se yndyra e saj është e padëmshme për shëndetin. Megjithatë, avokadoja ka gjithashtu një dozë të lartë kaliumi, i cili kontrollon lëngjet, balancin e elektroliteve dhe nivelin e PH. Veshkat mbështeten në balancën e duhur të kaliumit dhe natriumit për të bërë punën e tyre siç duhet.
Hyperkalemia quhet diagnoza kur ka më shumë kalium në gjak, dhe kjo ndodh tek njerëzit me sëmundje të veshkave të avancuara. Shpesh shkakton të vjella, dobësi, mpirje dhe rrahje të ngadalta të zemrës.
Për fat të mirë, ju nuk duhet të shqetësoheni shumë për avokado apo kalium nëse nuk vuani nga sëmundje të veshkave. Shumica prej nesh nuk marrin kalium mjaftueshëm në dietat tona të përditshme.
Arra
Nëse organizmi juaj është i prirur të krijojë gurët në veshka, arra nuk është ushqim i mirë. Ato përmbajnë një kategori minerale të quajtur oxalates, të cilat gjenden në llojin më të zakonshëm të gurit të veshkave. Nëse keni pasur gurë dikur në veshka, konsumimi i arrave e rrit mundësinë e krijimit të tyre.
Për njerëzit e shëndetshëm, është e rëndësishme të jenë të vetëdijshëm për konsumimin ne ushqimeve me përmbajtje oksalate, siç janë spinaqi, panxhari, patatet e skuqura, patate e ziera.
Disa nga këto ushqime, përfshirë edhe arrën, mund të jenë shtesa shumë të shëndetshme në dietën tuaj, por duhet të dini se i rëndësishëm mbi të gjitha është ekuilibri kalium-natrium. Zgjidhni një shumëllojshmëri të zarzavate në vend se të konsumoni vetëm spinaq, arra, etj..
Secili prej ushqimeve në listën tonë duhet konsumuar në sasi të moderuara për shkak të ngarkesës që ata vënë në veshkat tuaja.
Shumica nuk janë domosdoshmërish të rrezikshme në qoftë se ju keni funksionim të shëndetshëm të veshkave, por definitivisht nuk ato nuk rekomandohet të konsumohen nga njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundje të veshkave.
Dhe për shkak se veshkat luajnë një rol kaq të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit, duhet të kujdesemi për to sa më shumë. / Shoqeriacivile.com