Ushqimi ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e akneve.
Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë akne.
1. Drithëra dhe sheqerna të përpunuar
Njerëzit me akne priren të konsumojnë më shumë karbohidrate sesa njerëzit me pak ose aspak akne.
Ushqimet e pasura me karbohidrate përfshijnë:
1- Bukë, drithëra ose ëmbëlsira të bëra me miell të bardhë
2-Makarona
3-Oriz i bardhë
4-Soda dhe pije të tjera me sheqer
Një studim zbuloi se njerëzit që konsumonin shpesh sheqerna të shtuar kishin një rrezik 30% më të madh të zhvillimit të akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht pasta dhe ëmbëlsira kishin një rrezik 20% më të madh. Ky rrezik i shtuar mund të shpjegohet me efektet që kanë karbohidratet në sheqerin në gjak dhe nivelet e insulinës.
Nivelet e larta të insulinës nuk janë të mira për ata njerëz me akne. Insulina i bën hormonet androgjene më aktive.
2. Qumështi
Shumë studime kanë gjetur një lidhje midis qumështit dhe krijimit të akneve.
Dy studime zbuluan gjithashtu se të rinjtë që konsumonin rregullisht qumësht kishin katër herë më shumë gjasa të vuanin nga aknet.
3. Ushqimi i shpejtë (Fast Food)
Sufllaqet, hamburgerat, patatet e skuqura, pijet me gaz mund të rrisin rrezikun e akneve.
4.Ushqimet e pasura me yndyrna omega-6
Dietat që përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, lidhen me rritjen e niveleve të inflamacionit dhe akneve
5. Çokollatë
Një studim më i fundit zbuloi se meshkujt e prirur ndaj akneve që konsumonin 25 gram çokollatë të zezë çdo ditë kishin shtim aknesh pas vetëm dy javësh.
