Ja se cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet:
Vezët: Mos e anashkaloni të verdhën e vezës, sepse ajo është e pasur me luteinë, një antioksidant i fortë që ndikon në përforcimin e shikimit. Megjithatë, niveli i ulët i antioksidantëve në trup mund të çojë në dobësimin e kujtesës dhe përqendrimit, prandaj duhet ngrënë e gjithë veza, në qoftë se doni që truri juaj të punojë më mirë. Gjithashtu, dy vezë përmbajnë 250 mg holinë, e cila i përket grupit të vitaminave B dhe është shumë e mirë për trurin.
Çaj mente: Aroma e fortë e mentës mund t’ju zgjojë dhe të qartësojë mendjen tuaj. Studimi i vitit 2011, i cili hulumtoi njerëzit të cilët luajnë lojëra, tregoi se pjesëmarrësit që kishin pirë këtë çaj, kishin performancë më të mirë sesa ata që nuk e kishin përdorur çajin e mentës. Gjithashtu, pjesëmarrësit që kishin thithur aromën e mentës, e kishin më të lehtë për të mbaruar të gjitha detyrat që i kishin vënë vetes. Pra, nëse doni të qartësoni mendjen tuaj në orët e pasdites, mund të zgjidhni një filxhan me këtë pije aromatike, në vend të kafesë.
Panxhari: Lëngu i panxharit ndihmon atletët që të ruajnë fuqinë më gjatë, dhe disa studime tregojnë se mund ndikojë edhe në reduktimin e demencës. Lëngu i panxharit përmban nitrat, një substancë që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Mjekët thonë se kjo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe fokusimin.
Frutat e thata: Një studim japonez ka dëshmuar se njerëzit që hanë fruta të thata kanë më shumë aktivitet në pjesën e trurit që është përgjegjës për kujtesën e punës.
Avokado: Në Mbretërinë e Bashkuar, në një studim të vitit 2012, pjesëmarrësve iu dha që të konsumonin pije që përmbanin 16 g yndyrë. Vetëm 15 minuta më pas këta njerëz dhanë rezultate shumë më të mira në testet e kujtesës për imazhet dhe fjalët. Yndyrat që gjenden në avokado janë shumë të mira për humbje peshe, si dhe ushqejnë trurin.