Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ushtria në mbrojtje të aeroportit, Basha: Dislokimi i FA antikushtetues

19:22 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas  njoftimit të Ministres së Brendshme, Olta Xhaçka e më pas edhe konfirmimit nga kryeministri Rama, se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

Nga Vlora, Basha thotë se dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetuese dhe një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.

Ai shton më tej se sipas tij, Rama do ta sjellë vendin në kushtet e një grushti të vërtetë shteti, ndërsa thekson se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen e ndodhur, sipas tij është kryeministri.

“Në fund të një takimi plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj shqiptarëve se njeriu që solli krimin në Qeveri e parlament dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe Policinë shqiptare, është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Ndaj ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake, në mënyrë të antikushtetuese jashtëligjshme, është një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit.

Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi Ramës dhe kompanisë koncensionare nuk do mbuloj përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të tij. Tani do ta sjellë vendin në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat tani që policia ka dështuar të kontrollojë sigurinë e rendin. Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo nuk është largimi i koncensionarit e policisë, por largimi i shkaktarit të kësaj ngjarje, Edi Ramës dhe bandës së tij në pushet.”, tha Basha.

Aviacionit Civil Forcave të Armatosura Lulzim Basha rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

10:51 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.