Fero ka bërë një postim në rrjetin social Instagram dedikuar bashkëshortes së tij, Arbenitës.
Ai i ka kërkuar falje modeles, madje mes rreshtash i lutet për një rikthim. Ai thekson se fakti që i ka hyrë fesë myslimane dhe ka ndryshuar, i detyrohet vetëm asaj.
Shkrimi i plotë:
Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet
Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.
Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.
Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.
Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.
Do të jem falenderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lart, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm dy gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër.
Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqeron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kerkimfalje.
Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qënë vetvetja, tani të kërkoj mundesinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh.