Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaj ulliri me kripë për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

21:11 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin, vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut.

Gratë e zonës së Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e tyre prej mijëra vitesh.

Një nga perëndeshat e bukurisë që e përdor vajin e ullirit për lëkurën e fytyrës çdo ditë është Sofia Loren.

Në këtë artikull të AgroËeb.org do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të shfrytëzoni mirësinë e vajit të ullirit për shëndetin e lëkurës.

Vaji i Ullirit me Kripë për Pastrimin e Lëkurës

Vaji i ullirit e zbut dhe ushqen lëkurën në mënyrë natyrale.

Ai është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e thata.

Për një solucion pastrues të mirë përzieni gjysëm filxhani çaji me vaj ulliri me një lugë gjelle me kripë deti të bluar imët.

Këtë solucion mund ta përdorni jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.

Për një aplikim më ushqyes, përzieni një çerek filxhani me sheqer, një lugë gjelle me lëng aloe vera dhe vaj ulliri.

Përziejini mirë dhe pastën vendoseni në lëkurë, fërkojeni mirë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Maskë me vaj ulliri

Një nga maskat më të mira për fytyrën është ajo me mjaltë, vezë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Përzieni një lugë çaji me vaj ulliri me një lugë çaji me mjaltë dhe të verdhën e një veze.

Maskën vendoseni në fytyrë dhe në qafë.

Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Ushqyerje për lëkurën

Vaji i ullirit mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën e thatë.

Mjafton të lyeni lëkurën me pak vaj të tretur në pak ujë dhe vendoseni në fytyrë.

Vaji i ullirit është shumë i pasur me antioksidantë dhe do të stimulojë prodhimin e kolagjenit.

Krem nate me vaj ulliri

Përzieni gjysëm filxhani me vaj ulliri me të njëjtën sasi uji dhe uthulle molle.

Kremin mbajeni gjithë natën.

Ky krem do ta zbusë lëkurën, do i japë asaj shkëlqim dhe do të zgjidhë problemet me njollat.

Vaji i ullirit si tonik

Vaji i ullirit ka përmbajtje të lartë të vitaminës E.

Aplikimi i tij në lëkurë konsiderohet si një nga tonikët më efikasë kundër plakjes.

Aktorja e famshme Sofia Loren konsumon dy lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër ulliri në ditë.

Sipas saj, vaji i ullirit është një nga sekretet e paraqitjes fantastike të saj./AgroËeb.org

fytyren vaj ulliri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.