Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vajza dhe familja ishin shumë të mirë”, si e kujtojnë banorët e Mallakastrës Suela Saliajn që u vra nga bashkëshorti në SHBA

15:20 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikes , ku 34- vjeçari Renato Muhaj, ka vrarë ish- bashkëshorten e tij Suela Saliaj, ka shokuar banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër , ku e ndjera ka kaluar fëmijërinë e saj. Me lot në sy banorët tregojnë se vajza dhe familja e saj ishin njerëz tepër të nderuar në zonë dhe nuk mendonin kurrë se martesa e saj do të kishte një fund të tillë tragjik.

Banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër janë tronditur nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Florida, SHBA. 34- vjeçari Renato Muhaj vrau bashkëshorten e tij Suela Saliaj dhe rrëmbeu më pas vajzën e tyre 8-vjeçe.

Pas ngjarjes, policia e arrestoi autorin dhe brenda pak minutash gjeti edhe vajzën e mitur.

Një banor i fshatit Ngraçan u shpreh se me babain e viktimës kanë qenë fqinj, teksa e vlerëson atë si njeri dhe si infermier.

“E kemi patur komshie. Tani me çfarë më thanë mua, është vrarë në Amerikë çupa e Mukës. Muka ka qenë njeri i mirë. Ka punuar infermier në Greçan, pastaj iku në Fier. Pastaj i doli llotaria për në Amerikë. Keq na vjen”, tha një banor.

Vlerësim ka shprehur edhe një banor tjetër, teksa thekson se kanë mbetur pa fjalë nga ngjarja e rëndë.

“Ishin familje shumë e mirë dhe kur i dëgjuam nuk i besuam. Vajza ishte shumë e mirë. Me babain e vajzaës jam rritur. Çiftin nuk e njihja se ata ishin në Amerikë. Ishin të ndarë ata. Vajza ishte shumë e mirë luante me fëmijët tanë. Vajza vinte në Fier. Kanë mbi 15 vjet që kanë ikur. Nuk kemi fjalë”, u shpreh banori tjetër.

Në Ngraçan banesa e familjes Saliaj është e mbyllur pasi prej vitesh aty nuk banon askush teksa tek të gjithë banorët kanë mbetur tashmë vetëm kujtimet e mira dhe dhimbja për vajzën e vrarë në SHBA nga bashkëshorti.

Suela Saliaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.