Emely Zeck, këngëtarja 22 vjecare nga Florida nuk e ka famën që kanë Beyonce apo Rihanna, por nuk mban gjithsesi një profil të ulët, teksa numëron mbi 320 mijë ndjekës në instagram. Emely është një personazh më shumë se sa thjesht një këngëtare. Bërë e njohur sa nga zëri melodioz, aq dhe nga fiksimi për frutin e ananasit, vajza nga Florida ka edhe një fizik “të caktuar” të cilin e përdor në kuadër të popullaritetit. Singëlli i saj i parë titullohet “Paqësori Blu”, e më pas fama e pikë nisur nga rrjetet sociale shpërtheu si një kurbë ngritëse. “Cover-at” e saj me një kitarë dhe të realizuara nga shtëpia, vazhdojnë të jenë të pëlqyera dhe stili muzikor i Emely, i përqëndruar tek baladat, nuk të nxjerr kurrë jashtë mode.
Në Shqipëri nuk janë të shumtë ata që e njohin dhe ndjekin personazhin, ndaj na lejoni sugjerimin për të ndjekur profilet e saj sociale, teksa ajo përvec emrit zyrtar, prezantohet si “that pinnaple girl” (ajo vajza ananas). Nuk është ende e qartë nga buron pasioni për ananasin, por mund të konstatojmë se nuk lë asnjë imazh të vetes pa e shoqëruar me frutin ekzotik. Emely ka shume “Cover-a” në youtube dhe në instagram, ku gjithashtu eksploron me shume video argëtuese, teksa është koshiente për mënyrën si e ka ndërtuar famën falë talentit dhe kontributit të pa diksutuar të rrjeteve sociale. Ndaj përse mos të nxjerim edhe një mësim nga historia e saj. Sot, me format e komunikimit dhe promovimit, çdo talent ka hapësirën ku t’i ofrohet publikut dhe të servirë talentin apo aftësinë. / burimi maska.al/