Vajza e Fjolla Morinës, Alayah mbushi katër vjeç dhe fjalët më të bukura të urimit sigurisht që vijnë nga nëna e saj.
Me një postim në Instagram Fjolla na njeh dhe me festën e bukur që i ka organizuar të bijës me njerëzit e saj më të afërt.
Torta e ditëlindjes mbante disa figura të “unicorn”, mesa duket të pëlqyerat e vogëlushes. Ndërsa vetë Alayah duket se është kombinuar në mënyrë perfekte me ngjyrën rozë të ambientit, duke veshur një fustan me po të njëjtën ngjyrë. Pjesë e ditëlindjes ka qenë dhe stafi i Fjollës, ndërsa përsa i përket dhuratave të vogëlushes, ajo ende nuk i ka bërë publike.