Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se po mendon ta vendosë vajzën e tij në një pozicion në parlament, në mënyrë që ajo ta ketë pushtetin pasi ai të vdesë.
Sipas medieve të huaja, prej kohësh po flitet se Putini është i sëmurë rëndë, dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkohë thuhet se vajza 35-vjeçare e Putinit, Katerina Tikhonova, do kandidojë për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar.
“Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide”- thonë mediat e huaja.
Sipas medieve të huaja, plani do të ishte që ministri aktual i bujqësisë, Dmitry Patrushev, 44-vjeçar të bëhet President, derisa Tikhonova “do të vepronte si mjeshtre e marionetës” nga parlamenti.
Një gjeneral i Putin Viktor Mikhailovich ka shkruar: Në kuptimin e një rrethi të ngushtë njerëzish që kanë akses në veshin presidencial, Katerina Tikhonova është i vetmi person që mund të veprojë si garantuese e stabilitetit e ekzistencës së regjimit të Putinit, pa qenë një pasardhëse e padrejtë”
Tikhonova lindi nga Putini dhe gruaja e tij e parë, Lyudmila, ndërsa udhëheqësi rus ishte ende një spiun i KGB-së në Gjermani.