Vajza e ish-deputetes Rudina Hajdari, Sihana është bërë pjesë e televizionit mbrëmjen e sotme. Teksa Hajdari, në një lidhje me Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton, në emisionin “Pa protokoll”, po komentonte situatën në Partinë Demokratike, e bija, vetëm 6 vjeçe, ndërhynte.
Hajdari fliste për politikën, por Sihana kishte kërkesat e saj dhe e thërritste gjatë gjithë kohës. Në sfondin e emisionit, dëgjohet që e vogla kërkonte të ëmën, por jo se çfarë i thotë konkretisht.
“Mami, mami,”- vijonte ajo të thotë, por ish-deputetja vijonte me prononcimin e saj, duke mo e kthyer kokën.