Detaje të rënda janë mësuar nga operacioni i Policisë së shkatërroi një grup që shfrytëzonin vajzat e mitura si prostitute. Vajza të moshave 15, 16 dhe 17-vjeç kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin, ato kanë deklaruar se janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.
Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë: Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të miturat qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.
Lexo edhe :
Related Posts
Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre. Sipas informacioneve, vajzat e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra.