Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajzat shqiptare, si “kafshë” në Tik-Tok!

10:08 / February 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Collage Maker 28 Feb 2023 10.04 AM e1677575206518
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Normalizimi dhe shijimi i dhunës, mes vajzave është një fakt tronditës, për një shoqëri kaotike si e jona. Nisur nga ngjarjet e fundit, të sherreve fizike ku në qendër janë vajza minorene, rëndësia e rrëzimit të qeverisë meriton zero vëmendje dhe hapësirë mediatike, sepse na është rrëzuar rinia. Këto video, ku shihen sesi vajza minorene rrihen, dhe bashkëmoshtarët e tyre kalojnë në ekstazi të shpërthimit euforik, janë një ALARM I MADH. Shijimi i dhunës, dhe më pas publikimi në Tik-Tok, është kthyer në një trend të FRIKSHËM.

Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur dhuna për të zgjidhur një keqkuptim, shijojnë aktet skandaloze të dhunës sikur të ishte spektakël. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për “plumba” dhe “thyerje hunde”, të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.

“Na ndali shteti, gjë nuk na gjeti. E kemi armën me vete”, thuhet në një tekst kënge, e me të tilla mesazhe ka me qindra këngë, që rinia e sotme i ka si refren të përditshmërisë. Problemi është zinxhir. Nisur nga fryma e dhunës, te mos respektimi i ligjeve që dëgjojmë çdo ditë në këngët e reperave, prodhojnë këtë shoqëri, ku normalizohet DHUNA. Ku rinia, sidomos të miturit janë ata edhe që e shfaqin më shumë këtë model të keq, të këtij modeli që kërkon të kesh makina të markave luksoze, të lëndëve narkotike dhe të dhunës.

Si mund të edukohet brezi i ri, vajzat e mitura që të qenurit “bosse” nuk është rrugë. Rruga e duhur është shkolla, një shoqëri e shëndetshme, larg bullizimit, larg dhunës, larg çdo fenomeni që i dëmton vetë ata.

Jemi të vetëdijshem që sot në auditore, në kafe e kudo në bisedat e thjeshta në rrugë, dëgjojmë e shohim që kemi një rini me synim dhe thënien ”Shqipëria nuk bën”, me dëshirë për të ndërtuar një jetë të re në Europë. Por problemin e krijojmë, dhe nuk punojmë për zgjidhje. si mundet që një i mitur, nga një dhunues, të integrohet në një shoqëri të huaj?

Kakofonia e një politike të zymtë, përçarse, dhe ligjërisht jo zhvilluese ndaj rinisë, e kanë kthyer ikjen nga vendi, një shpëtim për trurin e së ardhmes, edhe pse jashtë këtë rini nuk e pret ”luksi”, por paketa e një politike ndihmuese dhe zhvilluese është dhurata e parë.

Kjo politikë e sotme ka ndërruar veç maskën, pasi e përdor rininë si trampotinë për tu hedhur në realizimin e synimeve të pushtetit, autoritetit, luksit dhe sidomos për pasurimit e vet. Rininë e kanë si maskë, e përdorin si imazh në zgjedhje, që të mbushin sheshe, si manekina për mbajtjen e pushtetit. Rinia është në një kohë trampoline, ku e hedh politika sa herë të dëshirojë, luan dhe i tregon sesi të reagojnë.

Të rinjtë intelektualë janë ata që do ta çojnë vendin në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor. Rinia ka problemet e saja, por një qeveri që di dhe ka elementët e duhur, rininë tonë e çon në një dimesion tjetër, pasi talentet shqiptare po korrin suksese në botë, dhe e kanë treguar se janë kafshë pune, por sot kemi një rini që është kafshë pune në kafaz politik. R.SH

Dhune rinia sherre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.