Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaksina anti COVID-19/ A po privohen vendet më të varfëra?

23:43 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e pasura kanë siguruar sasi vaksine kundër koronavirusit, të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë e tyre gati tre herë deri në fund të vitit 2021, thonë disa organizata që merren me shpërndarjen e ndihmave në të gjithë botën.

Oxfam, një grup bamirës, thotë se kjo prirje ndoshta ka privuar nga vaksina miliarda njerëz në zona më të varfra.

Britania miratoi këto ditë vaksinën Pfizer, duke rritur shpresat për frenimin e virusit, i cili ka shkaktuar gati 1.5 milion vdekje në të gjithë botën, ka goditur ekonominë botërore dhe ka sjellë çrregullime në jetën normale të njerëzve.

Oxfam dhe organizata të tjera si Amnesty, Frontline AIDS, Global Justice Now, u bënë thirrje qeverive dhe industrisë farmaceutike të ndërmarrin veprime për të siguruar që pronësia intelektuale e vaksinave të ndahet edhe me të tjerët.

“Ne nuk mund të mbështetemi dhe as nuk duhet të mbështetemi në veprimet vullnetare ose bamirëse të kompanive farmaceutike. Historia na tregon se ata nuk kanë një histori të ndritur për të vënë interesin publik përpara fitimit. Pra, duhet që këtu të ndërhyjnë qeveritë,” tha menaxherja e politikës shëndetësore të Oxfam-it Anna Marriott.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje disa herë qeverive që vaksina kundër koronavirusit të shndërrohet në një “të mirë publike”.

OBSH-ja ka mbështetur një skemë globale të programit vaksinimit të njohur si COVAX, që përpiqet të sigurojë një shpërndarje të drejtë të vaksinave. Kësaj nisme i janë bashkuar 189 vende. Por vende të tilla si Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë, pasi kanë siguruar marrëveshje dypalëshe me të tjerët.

“Padyshim në vende si Brazili dhe India, po të marrim disa nga më të mëdhenjtë, ne shohim numrin më të lartë të vdekjeve në të gjithë planetin. Në këto vende, do të ketë më shumë jetë që do të humbasin nga COVID-i nëse nuk kanë vaksina,” tha zonja Marriott.

COVAX shpreson të shpërndajë rreth 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021, por kjo do të përfaqësonte vetëm 20% të popullsisë së vendeve që janë pjesë e këtij programi.

Grupi Amnesty tha se Kanadaja është vendi që ka blerë më shumë vaksina krahasuar me popullsisë së saj. Ajo ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar çdo qytetar të saj pesë herë.

privohen vaksina varfera vendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon me tarifa 25% për ata që tregtojnë me Iranin, pavarësisht bisedimeve diplomatike me Teheranin

08:13 / February 7, 2026

Vendet e vogla të BE bëjnë hapa të mëdhenj në prodhimin e armëve

08:10 / February 6, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.