Monika Kryemadhi është shprehur se ajo është pro vaksinës ndaj Covid-19. E ftuar në “Zonë e lirë”, Kryemadhi tha se beson tek institucionet serioze mjekësore dhe tek vaksina.
E pyetur në lidhje me vaksinën anti-covid, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se e beson dhe është pro saj dhe inkuroi të gjithë qytetarët që ta bëjnë. Por, Kryemadhi shtoi se për të mund të jetë problem, pasi e ka kaluar pa simptoma.
Pjesë nga biseda
Çani: A jeni gati të bëni vaksinën që po vjen?
Kryemadhi: Unë i besoj shkencës së mjekësisë dhe i besoj institucioneve, siç është FDA në SHBA dhe agjencisë për licencimin e vaksinave, agjencia europiane. Sigurisht që i besoj vaksinës, unë kur bëj thirrje për të bërë vaksinën për kancerin e qafës së mitrës, normalisht jam pro vaksinës dhe kundër bizneseve që duan të përfitojnë në kurriz të njerëzve.
Unë tashmë e kam një pak problem, pasi jam asimptomatike, sepse vaksinat janë problematike për asmiptomatikët, dhe unë e kam kaluar Covid-in si asimptomatike. Asnjë gjë nuk është. Në momentin që këto vaksina licensohen dhe nuk janë në kuadrin e marketingut, sepse që kur është regjistruar patenta e vaksinës, 4 vite para se të vinte koronavirusi.
Çani: Mos ndoshta vaksinat që do të vijnë do bëjnë më shumë dëm se Covidi…
Kryemadhi: Vaksina e gripit të derrit ka pasur më shumë vdekje se çdo vaksinë tjetër. Kam përshtypjen se ata që e kanë kaluar, nuk duhet ta bëjnë më. Për këtë duhet të flasin ata që merren me mikrobiologji.