Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se po punohet që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë të vitit 2021.
Ndërkohë, që shtoi se po punohet për të siguruar sa më shpejt vaksinën dhe se janë përcaktuar grupet prioritare. Ajo tha se kjo vaksinë do të ketë ndikim dhe te mutacioni i ri që është shfaqur.
“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë, po bëhen të gjitha përpjekjet. Për këtë, jo vetëm që kemi parapaguar përmes instrumentit të Covax, por po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit.Kemi kontaktuar kompaninë Pfizer dhe po punojmë me të. Po punojmë për të pasur sa më shpejt vaksinën, arrin që të ketë efekte edhe mbi variantin e tij të këtij virusi, por u mbetet studimeve. Por armët që na kanë mbrojtur gjatë këtyre muajve do të vijojnë, maska, distanca, higjiena.Kemi gati planin dhe skenarët bazuar në llojin e vaksinës.Nëse vjen vaksina e Pfizer ka specifika të përcaktuara dhe jemi duke punuar për të siguruar infrastrukturën që duhet e dedikuar për të.Në këtë plan vaksinimi të përgatitur janë përcaktuar edhe grupet prioritare; do të fillohet me punonjësit e shëndetësisë, më pas punonjësit e qendrave të kujdesit afatgjatë, më pas me personat mbi 75 vjeç”- tha Manastirliu.