Një vaksinë gripi e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale do të testohet tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë universiteti australian Flanders që ka krijuar këtë, që në një komunikatë kujton se është hera e parë që një ilaç krijohet nga një algoritëm dhe eksperimentohet tek njerëzit.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që një kompjuter ndihmon të projektojë një terapi, shpjegon Nikolai Petrovsky për Business Insider Australia, por në këtë rast i gjithë projektimi i është besuar një programi të bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur SAM (Search Algorithm for Lingands).
“Në fillim i treguam programi një sëri përbërësish që aktivizojnë sistemin humanitar njerëzor, dhe ato që nuk e aktivizojnë, për të bërë të mundur që ai të dallojë se cilët ilaçe funksionojnë e cilët jo. Më pas krijuam një tjetër program të quajtur “kimisti sintetik” që ka gjeneruar miliona e miliarda përbërje të ndryshme kimike që më pas i kemi analizuar me SAM për të gjetur ato që ishin ilaçet e mira”, thotë eksperti.
Kandidatët më të mirë kaluan më pas përmes testit preklinik e për të arritur tek ai tek njeriu, që në fazën e parë do të bëhet me 240 vullnetarë për rreth një vit. “Kjo prezanton vetëm fillimin e një epoke të re ku inteligjenca artificiale do të ketë rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ilaçeve”, thotë Petrovsky.