Valbona Selimllari ishte e ftuar në emisionin ‘Tempora’ mbrëmjen e së martës në RTV Ora me Sonila Meçon.
Missi i parw shqiptar ka folur për emisionin e saj më të ri ‘Ma jep dorën’ , ku ndihmon njerëz që janë në nevojë. Selimllari është shprehur se përfshirja në politikë nuk është në planet e saj.
E pyetur nga e bija Vivien se çfarë do të bënte për vendin nëse do të ishte Edi Rama, pra kryeministre, Valbona thotë se do të kishte bërë shumë gjëra të mira.
Selimllari: Po të isha unë Edi Rama, që do të bëja gjëra të mira kjo është e sigurt
Meço: Më të mira se çka bërë Rama?
Selimllari: Unë do të bëja më të mirat në këndvështrimin tim, ato që unë mendoj se janë të mira. Nuk dua të gjykoj askënd, me politikë nuk merrem, nuk dua të bëj analiza. Ndonjëherë do më dukej sikur nuk do ti kuptoja dhe preferoj që edhe pse shpesh herë bëhem si fëmijë dhe them: Po pse të mos merren vesh këta me njëri-tjetrin? Shuma naive sigurisht por preferoj ta shikoj kështu. Por jam e bindur se do të kisha bërë shumë gjëra të mira. Nuk mund të them konkretisht se nuk kam menduar kurrë të merrem me politikë dhe absolutisht nuk kam ndërmend të merrem. Politika nuk është një gjë që më vishet mua, jam shumë e mirë për të bërë politikë.