Valer Kolnikaj, ish-banor i Big Brother, duke folur për personazhin Luiz Ejlli, u shpreh se këngëtari është nga Dukagjini, por thotë se është nga Shkodra vetëm për t’u dukur më interesant.
“Thotë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjeshtarët…Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj pa ofendime. Kjo është pjesë që mua nuk më pëlqyer. Po të isha brenda do e kisha shëruar kjo është pak por e sigurt”, tha Valeri në “S’e luan Topi”.