Këshilltari i PS-së, Halit Valteri pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Tedi Blushi gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mësohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve. Nga ana tjetër, kreu i PL-së, Ilir Meta akuzon Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe këshilltarin socialist, Halit Valteri, për sulmin ndaj Tedi Blushit.
Valteri kallëzon në polici Tedi Blushin: Më gjuajti me sende të forta. Meta dhe Veliaj akuza për njëri-tjetrin
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment