Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Valteri tregon fotot e Metës: Të gjitha janë të përcaktuara te kontrata, takimet, data e ora

23:03 / September 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halit valteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në emisionin “Opinion” ka publikuar disa foto që sipas tij tregojnë vërtetësinë e akuzave që ish-deputeti ka ngritur për kreun e Shtëpisë së Lirisë, Ilir Meta, për pastrim parash.

Në vazhdimësinë e fjalës së tij, Valteri publikoi ndër të tjera fotot e Metës me kreun e kompanisë në fjalë, ndërsa është kundërshtuar në debat nga avokati Genc Gjokutaj.

valteri

Halit Valteri: Këtu janë pikat e kontratës dhe takimet që do të bëhen me të gjithë këta zotërinj që Ilir Meta është në foto me data të sakta janë të përcaktuara te kontrata është bërë një më një, është realizuar kontrata.

Blendi Fevziu: Paska qenë kompani serioze kjo.

Halit Valteri: Po patjetër, dhe ja ku i keni këtu ke data të sakta me personazhe të sakta qoftë edhe për telefonatat që janë bërë qoftë edhe për kafe me kongresmenët.

Poli Hoxha: Është kryetar i Komisonit të Armatimit.

Blendi Fevziu: Kush?

Poli Hoxha: Kryetari i kësaj, republikan i famshëm.

Halit Valteri: Ish-kongresmen dhe ka dhe një email ky zoti McKeon i dërgon Ilir Metës pasi kryen të gjitha shërbimet mbasi ka mbaruar kontrata ku ai zgjidhet presidenti dhe i thotë që në fund që jam shumë i lumtur që jeni zgjedhur President, jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe jam shumë i hapur që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të kemi takimet të tjera. Është e zbardhur nga McKeon Group kjo gjë.

Blendi Fevziu: Një minutë zoti Gjokutaj thotë që Ilir Meta mbasi ka bërë një pagesë prej 15 mijë dollarësh i ka anuluar kontratat e tjera.

Halit Valteri: Po si i ka marrë shërbimet e tjera nëse i ka anuluar?

Genc Gjokutaj: Lexoje ç’thotë ka ardhur në Amerikë dhe fotografitë që thotë zotëria, e para LSI me Fidetis Iraklis nuk ka një marrëveshje.

Halit Valteri: Po çfarë ka?

Genc Gjokutaj: Jo nuk ka marrëveshje nxirre ti marrëveshjen që ke bërë kallëzimin.

Halit Valteri: E ke te kallëzimi do ta lexosh.

Genc Gjokutaj: Kallëzimi jot nuk është prova.

Halit Valteri: Nëse mundesh e rrëzon në Gjykatë.

Genc Gjokutaj: Ti kallëzimin nuk e ke shkruajtur vetë e para.

Halit Valteri: Po ç’rëndësi ka më se kush e ka shkruajtur?

Genc Gjokutaj: Jo ka shumë rëndësi kjo se është false. E dyta ato foto që nxjerr ai janë në cilësi të kryetarit të Kuvendit që ka vajtur me shërbim dhe është me protokoll çdo gjë. Por nuk dua të hy në teknikalitete se të gjitha këto gjëra do të vërtetohen. Nuk mund të ngrihet kjo kështu siç është paraqitur.

Blendi Fevziu: Po mbase gënjen edhe kompania e lobimit.

Genc Gjokutaj: Po mirë do të hetohen të gjitha Blendi. Ne jemi në fazën fillestare po nuk mund të ngresh në cilësinë e provosh një pretendim që ka zoti Valteri.

Halit Valteri kontrata Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.