Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vangjel Tavo: E besoj Gjikurinë për atë që më tha në telefon, jo deklaratën që mbajti. 1500 vota diferencë, është komenti për akuzat

19:54 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tavo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vangjel Tavo fitoi në zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë, dhe i ka idetë e qarta se çfarë do të bëjë. Ai tregon për ”Top Channel” se kush e telefoni i pari pas fitores së thellë që korri më 4 gusht si dhe objektivat pasi të marrë çelësat e zyrës së kryebashkiakut të Himarës.

Elda Menga: Pas fitores kush ju telefonoi për t’iu uruar i pari?

Vangjel Tavo: Ajo që më bëri përshtypje ishte telefonata e z.Gjikuria që më uroi dhe e vlerësova shumë këtë telefonatë dhe mendova vërtet se duke qenë një person që gjysmën e jetës së tij ka jetuar jashtë ka ardhur me një frymë tjetër. Vazhdon të jetë ftesa në fuqi, që Gjikuria të ulet në karrigen e nënkryetarit të Bashkisë.

Menga: Po kur folët në telefon a morët një përgjigje për këtë ftesë?

Tavo: Nuk mora një përgjigje.

Menga: Pak minuta më vonë se shpallët fitoren, z.Gjikuria hodhi akuza se fitorja ishte nëpërmjet një procesi të manipuluar dhe se fitoi një kandidat që do i shërbejë kryeministrit.

Tavo: Përgjigja është rezultati i zgjedhjeve, afro 1500 vota diferencë. Unë u besoj atyre që dëgjoj me zë dhe figurë nga z.Gjikuria dhe jo ato që lexoj. Besoj atë që Gjikuria tha para procesit të numërimit se do ta njoh verdiktin e banorëve të Himarës, besoj te telefonata që më mori dhe uroj për fitoren, pjesa tjetër se kush e menaxhon dhe kush e dikton atë me shkrim nuk di çfarë t’ju them.

Himarë vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.