Numri i personave që humbën jetën në Meksikë ditët e fundit për shkak të temperaturave rekord, ka shkuar në 112. Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se mosha e të vdekurve ishte nga 45 deri në 64 vjeç, dhe 104 nga 112 kanë vdekur si pasojë e goditjes nga nxehtësia.
Në deklaratën e 20 qershorit, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SHMN) njoftoi se vala e të nxehtit në mbarë vendin pritet të vazhdojë edhe për 10 deri në 15 ditë të tjera dhe këshilloi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.
Në Meksikë, ku temperatura i kaloi 40 gradët, u shpërnda informacioni se: “janë përjetuar ditët më dëshpëruese të viteve të fundit”.