Në Samitin e BE-së në Bruksel nuk pati shenjë pozitive, ndaj dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi thekson se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Gjatë fjalës në Parlamentin Europian, diplomati tha edhe se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje. Per te janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku shtetet anëtare duan rezultate të qarta.
Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila shpreh rezerva për lëvizjen e lirë të shtetasve të Kosovës.