Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në Dhomën e Avokatisë, ku një ndër avokatet që ka fituar garën është Vasilika Hysi.
Nuk bëhet fjalë për ish-deputeten socialiste, por për një tjetër zonjë me emër dhe mbiemër të njëjtë. Por ish-deputetja në një postim në rrjetet sociale ka treguar se qytetarët janë ngatërruar dhe ajo ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe urimi.
Postimi i Hysit:
Sqarim, ndonëse i vonuar, por i nevojshëm
Dhoma e Avokatisë ka zhvilluar zgjedhjet e saj. Një ndër avokatet që ka fituar garën është avokate Vasilika Hysi.
Duke falenderuar ata që “më kanë votuar” dhe “uruar për garën”, sqaroj se nuk jam unë personi, por një zonjë tjetër që ka emër dhe mbiemër të njëjtë me mua.
Duke qenë se shpesh marrë telefonata, mesazhe sikur të isha avokate, edhe këto ditë kam marrë të tilla, sqaroj:
si deputete nuk mund ta ushtroja avokatinë;
as tani nuk e ushtroj avokatinë;
nuk ka pasur dhe nuk kam zyrë avokatie;
nuk merrem me çështje pronash ose çështje të tjera juridike.
Grave avokate që garuan dhe fituan i uroj suksese në ushtrimin me dinjitet dhe integritet të profesionit të tyre!
Me respekt Vasilika Llambi Hysi