Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës është stabile

14:19 / March 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 125db143eaef90b81ab019e5be0ff269
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

VATIKAN- Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, tha Vatikani më 2 mars.

“Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike.

Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.

Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani, duke shtuar se prognoza, sikurse në ditët paraprake, mbetet e “rezervuar”.

Françesku, që udhëheq 1.4 miliard katolikë në mbarë botën, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me bronkit që shumë shpejt u zhvillua në pneumoni në dy mushkëritë.

Fundjavën e kaluar, Vatikani raportoi se ai ishte në gjendje “kritike”, pasi kishte pësuar një sulm të madh respirator, duke nxitur shqetësime për gjendjen e Papës.

Pas një sërë raportimesh se gjendja i ishte përmirësuar, të premten Vatikani tha se Françesku kishte pësuar një krizë të izoluar të frymëmarrjes.

Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën janë lutur për shëndetin e Papës, i cili udhëheq me Kishën që pothuajse 12 vjet.

Besimtarët kanë shkuar vazhdimisht pranë spitalit Gemelli dhe janë lutur për Papën, kanë lënë mesazhe të shkruara për të, përfshirë edhe posterë të krijuar nga fëmijët.

Në dy vjetët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se kur kishte qenë i ri kishte hequr një pjesë të mushkërive./REL

papa francesco Vatikani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.